Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një njësi e KFOR-it ka gjetur një pushkë me 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë të vendosur/varur në një pemë në Zveçan.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 20:28.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, përfshirë forenzikën, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/