Vendimi i parë serioz i Santiago Solarit në krye të Real Madridit do të jetë menaxhimi i portierëve, Keylor Navas apo Thibaut Courtois.
Pjesë e këtij debati të madh në Spanjë është bërë edhe gazetari i Marcas, Jose Luis Calderons, i cili në opinionin e tij është munduar të tregojë situatën nga perspektiva e tij, duke ditur se gazeta spanjolle në fjalë është mjaft e afërt me klubin nga Madridi.
“Skuadra apo presidenti. Çështja e portierit është diçka që shkon përtej vendimit sportiv. Të jep ndjesinë se është një luftë mes Florentino Perezit dhe disa lojtarëve.
Klubi (në këtë rast presidenti) dëshiron stabilitet dhe të tregojnë blerjen e re, Courtois (duan të tregojnë kualitetet e lojtarit dhe se çfarë blerje kanë bërë ata në tregun e transferimev).
Lojtarët e Real Madridit duan një vendim sportiv (së paku Keylor të mbrojë në garën që e ka fituar në tre sezonet e tij të fundit, pra në Ligën e Kampionëve).
Dhe është këtu kur Solari futet në lojë.
Por, argjentinasi tashmë ka dhënë një sinjal që ai është në anën e klubit.
Ai me të filluar aventurën te Los Blancos i ka dhënë hapërisë Viniciusit, braziliani ishte ‘betejë’ mes klubit dhe Julen Lopeteguit. Vendimi i spanjollit që mos të luajë me brazilianin, ishte një nga ‘betejat’ e shumta me klubin, që në fund përfundoi me një ‘luftë’ të humbur.
Lopetegui nuk e shikonte si rrezik mospërputhjen e mendimeve me kryesine e klubit, por kur kriza e rezultateve u theksua dhe atëherë gjërat ndryshuan. Klubi dëshironte diçka, Julen diçka tjetër.
Tani është koha e Solarit, i cili po luan për të ardhmen e tij. Kush do të fitojë? Courtois apo Keylori? Presidenti apo skuadra?”, shkruan Jose Luis Calderon në Marca duke u munduar të tregojë sa do pak situatën brenda klubit nga Madridi. /Telegrafi/