Një moment befasues ndodhi në shtëpi, kur Kevini vendosi të pranojë një sfidë të veçantë nga Vëllai i Madh, duke hequr 10 mijë euro nga çmimi i madh.
Vendimi i tij kishte për qëllim të kalonte 12 orë në dhomën e surprizave me Anën, një gjest që shkaktoi reagime të shumta mes banorëve.
Kevini u vu përballë kësaj zgjedhjeje dhe e pranoi.
Si rezultat, çmimi i madh tani është ulur në 170 mijë euro, duke shkaktuar pakënaqësi dhe revolta mes banorëve të tjerë.
Shumica e banorëve e konsideruan këtë veprim egoist dhe të papërgjegjshëm, duke argumentuar se sakrifikimi i shumës monetare ishte një goditje për të gjithë lojtarët në garë. /Telegrafi/