Telegrafi

Kevin Spacey për herë të parë del publikisht që nga lirimi prej akuzave të ngacmimit seksual

Kevin Spacey bëri paraqitjen e parë në publik pas një ndërprerje gati dyvjeçare në karrierë duke pasur parasysh se kohët e fundit ka qenë në gjykata shkaku i akuzës për ngacmime seksuale kundër një 18-vjeçarit.

Pasi u lirua muajin e kaluar, duke shmangur një dënim të mundshëm prej pesë vjet burg, fituesi i dyfishit i Oscarit iu kthye jetës normale.

Duke dalë para Muzeut Arkeologjik, “Palazzo Massimo alle Terme” në Romë, ai recitoi para shtypit dhe të pranishmëve këngën “Boxer”, të Gabriel Tinti, i cili flet për një boksier duke vajtuar për humbjen e karrierës.

Një varg në poezi thotë “Sa më i prekshëm të jesh, aq më i madh je. Ata më përdorën për këtë argëtim, duke u ushqyer me sende të dyshimta. Jeta përfundoi në çast”.

Ndër të pranishmit ishte Tinti, i cili falënderoi Spacey për leximin e poezisë nëntë minutëshe. Është e qartë se aktori dëshironte t’i linte një mesazh të fortë kujtdo që nuk besonte në mohimin për të gjitha akuzat e abuzimit seksual.

Ndryshe, 60-vjeçari u lirua pasi një djalë i ri për të cilin dyshohet se e dhunoi, nuk pranoi të dëshmonte në gjyq. Ai duhet të kishte siguronte prova thelbësore në gjykatë, përkatësisht celularin e tij, përmes së cilës i dërgoi mesazhe dhe regjistrime të shkurtra të dashurës së tij gjatë sulmit, por tha në gjykatë se nuk e dinte se ku ishte. Duke vepruar kështu, situata luajti në favor të aktorit. /Telegrafi/