Telegrafi

Kevin Spacey paditet nga aktori Anthony Rapp për sulm seksual

Dy burra e kanë paditur aktorin Kevin Spacey të mërkurën, për shkak të një sulmi seksual që kishte bërë kundër tyre kur ishin 14 vjeçë në vitet 1980.

Një nga paditësit është Anthony Rapp, aktori i cili ishte i pari që doli me akuza kundër Spacey në tetor të vitit 2017.

Rapp pretendon se Spacey e ftoi atë në një mbrëmje në banesën e tij në 1986.

Anthony Rapp (Foto: Getty Images/Guliver)

Ndërsa ishte atje, Anthony pretendon se Spacey i kapi vithet, e çoi në një shtrat dhe u vu sipër tij. Ndërkohë, ai shprehet se ishte në gjendje të ikte në një banjë dhe më vonë doli nga banesa.

Paditësi i dytë identifikohet vetëm si C.D.

Ankesa pretendon se Kevin u takua me C.D. në 1981, si student në klasën e aktrimit të Spacey.

C.D. ishte 12 vjeç në atë kohë.

Sipas ankesës, aktori amerikan u takua me C.D. përsëri kur ky i fundit ishte 14 vjeç, dhe Spacey ftoi djalin në banesën e tij. Atje, viktima tha se ai ka kryer seks anal dhe seks oral me të.

Të dy u angazhuan në akte seksuale në disa raste të tjera, sipas padisë.

Kevin Spacey (Foto: Getty Images/Guliver)

Në takimin e tyre të fundit, sipas ankesës, Spacey u përpoq të bënte seks anal tek djali. Djali tha “Jo” disa herë, dhe në fund të fundit ishte në gjendje të lirohej dhe të largohej nga banesa, sipas padisë.

Padia pretendon që të dy akuzuesit kanë pësuar dëmtime psikologjike për shkak të abuzimit të Spacey.

Kur Rapp akuzoi për herë të parë Spacey tre vjet më parë, aktori tha se nuk e mbante mend incidentin, por që nëse do të ndodhte, do të kishte qenë rezultat i “sjelljes së papërshtatshme të dehur”.

Kevin është përballur me çështje penale dhe civile në Nantucket dhe Los Angeles, megjithëse nuk ka qenë përgjegjës në asnjë procedurë deri më tani.

I njëjti gjithashtu është përballur me hetime të shumta në Londër. /Telegrafi/

Kevin Spacey dhe Anthony Rapp