Telegrafi

Kevin Hart thotë luan me nervat e gruas gjatë shtatzënisë

Kevin Hart dhe Eniko Parrish (Foto nga Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Komiku Kevin Hart ka bërë shaka me nervat e Eniko Parrish gjatë shtatzënisë së saj në mes të pandemisë coronavirus.

Në edicionin e emisionit “Ellen Show“, aktori ka folur se si po e irriton bashkëshorten e tij, ndërsa familja qëndron e mbyllur në Los Angeles, shkruan Daily Mail.

“Ajo nuk po më nevrikos, por ajo thotë se un po e nevrikos atë. Sido që të jetë, unë nuk po merrem me të, por me sa duket jam i bezdisshëm”, ka thënë ai.

Argëtuesi me origjinë nga Philadelpia ka shpjeguar gjithashtu sugjerimet që po merr si kryefamiljar.

Lexo po ashtu Kevin Hart tregon arsyen pse gruaja ia fali tradhtinë dhe vendosi të qëndronte me të pas skandalit

Ylli i “Ride Along”, i cili pret një vajzë me Parrish, tha që bashkëshortja e tij është ‘aq e lumtur me faktin se ai është i pranishëm gjatë fazave të shtatzënisë. /Telegrafi/