Komiku Kevin Hart ka bërë shaka me nervat e Eniko Parrish gjatë shtatzënisë së saj në mes të pandemisë coronavirus.
Në edicionin e emisionit “Ellen Show“, aktori ka folur se si po e irriton bashkëshorten e tij, ndërsa familja qëndron e mbyllur në Los Angeles, shkruan Daily Mail.
“Ajo nuk po më nevrikos, por ajo thotë se un po e nevrikos atë. Sido që të jetë, unë nuk po merrem me të, por me sa duket jam i bezdisshëm”, ka thënë ai.
Argëtuesi me origjinë nga Philadelpia ka shpjeguar gjithashtu sugjerimet që po merr si kryefamiljar.
Ylli i “Ride Along”, i cili pret një vajzë me Parrish, tha që bashkëshortja e tij është ‘aq e lumtur me faktin se ai është i pranishëm gjatë fazave të shtatzënisë. /Telegrafi/