Komediani amerikan, Kevin Hart, është transformuar në aktorin “Dwayne” The Rock” Johnson për festën e Halloween- dhe fansat e tij janë duke e pëlqyer këtë ndryshim.
Të enjten, Hart ka ndarë një fotografi të kostumit të tij në Instagram duke treguar se kopjoi veshjen e Johnsonit.
Hart ka goditur me një bluzë të zezë, xhinse blu dhe një varëse të argjendit, për të kompletuar sa më shumë pamjen e tij të përafërt me aktorin, për të mos harruar çantën dhe vendin e ngjashëm.
Johnson, 47 vjeç, i ka komentuar në këtë postim duke thënë: “Ju jeni m**, por ju dua shumë, dhe ende po vazhdoj të qesh”.
Fansat po ashtu e vërshuan me komente të shumta, duke e përgëzuar për këtë transformim të madh, i cili duket thuajse tërësisht i njëjtë.
Një fans shkroi, “Më pëlqen kjo. Një tjetër tha, “Po vazhdoj të qaj me këtë pamje tënden”.
Theksojmë që javë më parë, Kevin Hart u përfshi në një aksident në autostradën Mulholland të Malibu, duke pësuar lëndime në shpinë.
Për shëndetin e tij, ditë më vonë deklaroi aktori Johnson, duke thënë se është ‘gjithçka në rregull me të’. /Telegrafi/