Site icon Telegrafi

Kevin Feige reagon ndaj deklaratave të Scorsese për filmat e Marvel

Kevin Feige (Foto: Jesse Grant/Getty Images for Disney/Guliver)

Njeriu, i cili qëndron prapa universit të Marvel, Kevin Feige, ka reaguar ndaj komenteve të Martin Scorsese se filmat me superheronj nuk bëjnë pjesë në filmat e vërtetë.

Ai ka thënë se secili e ka definicionin e vet lidhur me filmat duke shtuar se pohimet e filmbërësit legjendar janë të pasakta dhe jo të kënaqshme – transmeton BBC.

Lexo po ashtu Scorsese: Projektet e Marvel nuk janë filma të vërtetë

“Të gjithë ne që punojmë në këto filma na pëlqen arti filmik dhe na pëlqen të shkojmë nëpër kinema”, ka thënë Feige.

Martin Scorsese (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images for Film at Lincoln Center/Guliver)

Komentet e tij pasojnë deklaratat e Disney, Bob Iger, i cili ka theksuar se Scorsese ndoshta nuk ka shikuar asnjë film të Marvelit, sepse nuk do të kishte thënë diçka të tillë.

“(Filmat e Marvel) nuk janë filma, në të cilët qeniet njerëzore përpiqen të transmetojnë përvoja emocionale dhe psikologjike te një tjetër qenie njerëzore”, kishte thënë filmbërësi legjendar. /Telegrafi/

Exit mobile version