Brooklyn Nets kanë vazhduar me fitore, teksa kanë marrë të katërtën radhazi në NBA.
Njëra ndër skuadrat favorite për titullin e kampionit kanë triumfuar në udhëtim te Detroit Pistons me gjashtë pikë diferencë, 90:96.
Dy çerekët e parë ishin shumë interesant dhe të ngushtë në rezultat, por Nets në çerekun e tretë arritën të siguronin fitoren, kur epërsia e tyre shkoi në +16 pikë.
Kevin Durant ishte si gjithnjë më i miri në parket me 29 pikë, 10 kërcime e pesë asistime, teksa lojë të mirë tek Nets shfaqi edhe LaMarcus Aldridge me 16 pikë. /Telegrafi/
Rezultatet:
Detroit Pistons – Brooklyn Nets 90:96
Orlando Magic – San Antonio Spurs 89:102
Washington Wizards – Memphis Grizzlies 115:87
Milwaukee Bucks – New York Knicks 98:113
Toronto Raptors – Cleveland Cavaliers 101:102
Minnesota Timberwolves – LA CLippers 84:104
Golden State Warriors – New Orleanc Pelicans 126:85
Portland Trail Blazers – Indiana Pacers 110:106
Sacramento Kings – Charlotte Hornets 140:110