Dallimet në centimetra, në favor të femrave me shtat më të lartë se bashkëshortët e tyre, nuk kanë qenë pengesë për lidhjet e tyre. Përkundrazi, martesat e tyre janë stabile dhe afatgjatë.
Bashkëshortë të njohur, të cilët bartin “këpucë me taka të larta”.
Rod Stewart dhe Penny Lancaster
Ata janë shembull i dallimit drastik në gjatësi. Mirëpo kjo nuk rrezikon dashurinë e tyre, e cila zgjat më shumë se një decenie.
Rosie Huntington-Whiteley dhe Jason Statham
Personazhi i filmave aksion dhe supermodelistja janë bashkë që na viti 2010.
Vitin e kaluar u ka lindur një djalë, transmeton Telegrafi.
Nicole Kidman dhe Keith Urban
Aktorja është më e gjatë se bashkëshorti i saj afro 15 centimetra.
Ai ndonjëherë mbath këpucë me taka të trasha, ndërkaq ajo në fotografime merr pozë të përshtatshme me të cilën maskon dallimin.
Behati Prinsloo dhe Adam Levine
Engjëlli i Viktorias dhe frontmeni i grupit “Marun 5” janë kurorëzuar më 2014 në Meksikë.
Vitin e kaluar u ka lindur një vajzë.
James Mazur dhe Alessandra Ambrosio
Bizmesmeni i pasur dhe njëra ndër modelistet më të paguara dashurohen që nga viti 2008. Kanë dy fëmijë.
Chrissy Teigen dhe John Legend
Këngëtari dhe manekinia janë bashkë nga viti 2006. Vitin e kaluar u ka lindur një vajzë, pas luftës së gjatë për trashëgimtar. /Telegrafi/