Site icon Telegrafi

Këtu do të premtojnë sot partitë politike të Maqedonisë

Partitë politike në Maqedoni do të vazhdojnë takimet me qytetarë nëpër qytete dhe vendbanime ku do të prezantohen ofertat politike dhe kandidatët për deputetë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë me tubim elektoral në Manastir dhe Prespë ndërsa në mesditë do të mbahet një panel diskutimi për ekonominë.

Partia Demokratike Shqiptare do të mbajë takime me banorët e fshatrave të komunës së Bogovinës dhe në fund do të mbahet tubim qendrorë në fshatin e Bogovinës.

‘Aleanca për Shqiptar’ do të mbajë tubim në Butel dhe në Tearcë.

‘Rilindje me Besë’ do të mbajë takim me banorët e komunës së Sarajit ndërsa tubim qendror do të mbahet në Saraj.

Koalicioni ”OBRM për Maqedoninë” do të takohet me qytetarët e Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë do të jetë Makedonska Kamenica dhe në Delçevë.

OBRM-PDUKM do të jetë në Gostivar dhe në Tetovë.

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi do të ketë takime në Przhino, Crniçe dhe Kisella Vodë./Telegrafi/

Exit mobile version