Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe zonja e parë, Michelle Obama, kanë marrë me qira një shtëpi spektakulare në një nga lagjet më elegante të Washingtonit, si një vendbanim të ri pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.
Shtëpia 4.3 milionë dollarëshe, me një sipërfaqe prej 762 metra katrorë ka mjaftueshëm hapësirë për familjen Obama, me dhoma të ndara, palestër, hapësirë argëtimi dhe kopsht për t’u qetësuar.
Ndërtesa e vitit 1928 ka gjithsej nëntë dhoma gjumi dhe tetë tualete e gjysmë, sipas Politico, që raportoi e para adresën.
Familja Obama po e merr shtëpinë me qira nga joe Lockhart, i cili ka shërbyer si sekretar shtypi për Bill Klintonin.