Partitë politike, sot në ditën e shtatë të fushatës parazgjedhore do të vazhdojnë me tubimet e tyre në qytetet e Maqedonisë, për të prezentuar programini e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” do të kenë miting në Shkup.
LSDM-ja dhe koalicioni “Për jetë në Maqedoni” do mbajnë miting në Sveti Nikollë dhe Veles.
PDSH-ja sot do të ketë takim me qytetarët e Çegranit e Bogovinës ndërsa “Aleanca për Shqiptarët” do të jetë në Manastir, Resnjë dhe Krushevë./Telegrafi/