Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë online rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2021.
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare 2021 mund t’i ndiqni online në faqen e Telegrafi.com ndërkaq edhe linkun ku mund t’i shihni përqindjen e saktë të rezultateve mund ta gjeni duke klikuar KËTU.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përqindjen e votuesve që kanë dalë nëpër komunat e Kosovës deri në ora 19:00.
Sipas tyre, në Prishtinë dolën 56,67 për qind e qytetarëve.
Përqindja më e madhe ishte në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe ku shifrat tejkaluan 80 përqindëshin.
KQZ ka përpunuar 73,18% të votave në këtë komunë.
Të drejtë vote këtë vit në kryeqytet kanë pasur 185.635 persona.
Në zgjedhjet e kaluara të 2019-ës, të drejtë vote në Prishtinë kanë pasur 195,554 persona, teksa 103,691 kanë vënë votën e tyre në kutitë e votimit.
Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e sotëm zgjedhor është 46,96 %. /Telegrafi/