Shumë njerëz kanë blerë bileta për festivalet më të njohura të verës, me “Sunny Hill Festival” ndër ato që do të zhvillohet këtë javë në Kosovë.
Mund të jetë e ndërlikuar të gjesh ekuilibrin e duhur midis rehatisë, prakticitetit dhe stilit kur zgjedh një veshje të përshtatshme për mot të paparashikueshëm dhe të qëndrosh në këmbë gjatë gjithë kohës.
Stilistja e famshme e modës Ellis Ranson, e cila krenohet me mbi 87 mijë ndjekës në Instagram ndau këshillat e saj rreth kësaj teme.
Ellis tha: “Më në fund sezoni i festivaleve është kthyer, pasi pashë të gjithë modën në Glastonbury, jam frymëzuar të marr pjesë në çdo festival që mundem kryesisht vetëm për veshjet”.
“Nëse dyshoni, një fustan i thurur me grep dhe çizme janë idealet! Thurjet me grep ka bërë një rikthim të madh dhe nuk është vetëm për plazh, po e shohim kudo edhe në aksesorët tuaj. Disa gërsheta të lirshme mund të kompletojnë totalisht pamjen tuaj”.
“Trendet e viteve 2000 janë kthyer gjithashtu dhe ka vend më të mirë për t’i veshur ato sesa një festival? Fustanet e shkurtra, korset dhe pantallonat e gjera janë të lehta për t’u përdorur për një pamje të bukur”.
Disa veshje që mund t’i përdorni si inspirim për festivale ua sjellim më poshtë:
Bluzë me detaje të veçanta poshtë
Çizme
Pantallona të shkurtra xhins
Fustan i thurur me grep
Çanta me rrip
Fustan i shkurtër
Xhaketë
Xhaketë xhins
Bluzë e shkurtër
Bluzë e gjerë
Syze dielli
/Telegrafi/