Site icon Telegrafi

Këto ushtare ngritën temperaturat në Sheshin e Kuq të Moskës (Foto/Video)

Presidenti rus Vladimir Putin, ka nxjerrë në sheshin e Moskës, edhe “ushtrinë me minifunde” gjatë paradës seksiste ushtarake, duke shpresuar se me këto imazhe do të trullos armiqtë e tij.

Ngjarja në Sheshin e Kuq të Moskës, këtë mëngjes shfaqi makina moderne ushtarake, por parada e grave ishte ajo që ua tërhoqi më shumë vëmendjen të pranishmëve, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht faktit se janë munduar të reklamojnë aeroplanët luftarak, sistemet mbrojtëse raketore dhe armët bërthamore, ishin gratë ato që i rrëmbyen zemrën mijërave njerëzve.

Të veshura me funde deri në gjunjë, çizme të gjata dhe uniformë të bardhë, këto gra dukeshin tejet të lumtura që kishin arritur të jenë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/

Exit mobile version