Telegrafi

“Këto tri ekipe më favorite se ne për ta fituar Ligën e Evropës” – Pioli flet para ndeshjes me Rennes

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, thotë se kuqezinjtë janë të motivuar në Ligën e Evropës, por këmbëngul se Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta janë favoritë për të fituar garën.

Kuqezinjtë janë larguar nga Liga e Kampionëve pasi përfunduan të tretët në ‘Grupin e Vdekjes’ me Newcastle, PSG dhe Borussia Dortmund.

Nesër, Milani pret Rennesin në “San Siro” në play-offin e eliminimit të Ligës së Evropës.

“Ndeshjet evropiane janë gjithmonë të vështira. Ne kemi pasur shumë kohë për të studiuar Rennesin. Ata janë një ekip i organizuar që luan futboll vertikal, me cilësi. Duhet të jemi të kujdesshëm”, ka thënë Pioli në konferencë për shtyp.

Se a është Milani favoritët për të ngritur trofeun e Ligës së Evropës është përgjigjur Pioli.

“Fakti që Milani nuk e ka fituar kurrë Ligën e Evropës na jep një motiv shtesë edhe nëse nuk mund të shikojmë aq larg. Ne jemi në formë dhe kështu janë edhe favoritët e tjerë”.

“Para se të themi se jemi favoritë, duhet të kualifikohemi në fazën tjetër. Bayer Leverkusen, Liverpool dhe Atalanta janë favoritë”, nënvizoi Pioli. /Telegrafi/