Partitë politike në Maqedoni veçse kanë publikuar listat për deputet dhe tani ju mbetet që të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
OBRM-PDUKM dhe LSDM kanë bërë publike emrat e kandidatëve të tyre për të kandiduar në zgjedhje për një deputet të diasporës, më saktësisht për Evropë.
OBRM-PDUK e ka propozuar Ramazan Miftaroskin ndërsa LSDM e ka propozuar Blazho Stojanov.
Miftaroski jeton dhe vepron në Valencia të Spanjës ndërsa Stojanov jeton dhe punon në Bern të Zvicrës./Telegrafi/