Truri është pjesa më e rëndësishme e trupit, pasi që e përfaqëson qendrën kryesore të kontrollit të trupit. Ai ka funksione të ndryshme, përgjegjësi, detyra dhe shumë informacione vendosen në të.
Truri është strukturë delikate që lehtë mund të dëmtohet dhe rrjedhimisht mund të shkaktojë probleme dhe komplikime shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, këto janë top shprehitë të cilat po ua dëmtojnë këtë organ të domosdoshëm të trupit.
Shmangia e mëngjesit
Vazhdimisht dëgjojmë se mëngjesi është shujtë e rëndësishme e ditës, por padyshim se njohim shumë njerëz, ose edhe jemi pjesë e tyre, të cilët e shmangim mëngjesin në përditshmëri.
Sidoqoftë, pas një nate pa ushqim, shmangia e mëngjesit nuk do të mund ta furnizoj trurin mjaftueshëm me vlera ushqyese, dhe nëse kjo përsëritet do të shpijë në degjenerimin e trurit.
Mungesa e gjumit
Mungesa e gjumit për një periudhë të gjatë kohore e shpejton procesin e vdekjes së qelizave të trurit. Gjumi ia mundëson trupit një pushim të duhur dhe e riparon trupin nga stresi i fituar gjatë ditës.
Prandaj, gjumi duhet të jetë mes prioriteteve të çdo personi!
Ngrënia e tepërt
Ngrënia e tepërt shpinë në fitimin e peshës, fryrjen e barkut, dëmton vetëbesimin dhe zvogëlon fuqinë mendore duke i forcuar arteriet e trurit.
Mungesa e mendimeve stimuluese
Mendimi e zgjeron trurin dhe e mbështet funksionin e tij, prandaj ky mjet e përmirëson dukshëm trurin dhe i hapë rrugë të reja mendjes.
Neuroplasticiteti i trurit siguron që ju ose do ta përmirësoni trurin, ose truri do të zvogëlohet si mungesë e interesit dhe mungesa e përpjekjeve i zvogëlon aftësitë tuaja.
Prandaj, truri është mjet i domosdoshëm dhe për ta zhvilluar atë duhet të mësoni më shumë. /Telegrafi/