Dashuria din të jetë e çuditshme, por pavarësisht se çfarë është një gjë e mrekullueshme e cila e ndryshon krejtësisht perspektivën e çdo personi
Çdo njeri që bie në dashuri ndryshon në personalitet dhe zakonisht ky ndryshim është për të mirë.
Dashuria e ka aftësinë ta bëj një njeri të lumtur brenda një sekonde, por edhe ta hidhëroj atë brenda një kohe shumë të shkurtër, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, sado e mirë që të jetë, dashuria është edhe komplekse, e veçanërisht kur nuk jeni e sigurt se a ka rënë partneri në dashuri me ty apo jo.
Megjithatë, janë disa shenja të cilat tregojnë se ai mund të jetë me të vërtetë i dashuruar me ju.
* Të sjell lule pa ndonjë arsye të caktuar.
* Përpiqet shumë t’ju bëj të përjetoni orgazëm, edhe nëse nuk ka “talent” nën çarçafë.
* Nuk qëndron vetëm në celular kur ju jeni pranë tij.
* Dëshiron që ju të takoheni me shoqërinë e tij.
* Përpiqet t’ju mbajë gjatë kohës kur jeni duke fjetur.
* Dëshiron ta dijë nëse keni shkuar mirë në shtëpi.
* I anulon të gjitha planet vetëm për ju.
* I kupton nevojat tuaja emocionale.
* Të dhuron komplimente kur nuk keni vënë grim. /Telegrafi/