Modelet franceze u futën në dy pozicionet e para në shkurt.
Sipas rezultateve të mbledhura nga JATO Dynamics, makina më e kërkuar në 27 vendet e BE-së gjatë muajit të kaluar ishte Peugeot 208 (18,375 njësi), ndërsa në vendin e dytë është modeli nga i njëjti prodhues, crossover 2008 (17,120), transmeton Telegrafi.
Vetëm në vendin e tretë është bestselleri evropian me dekada – Volkswagen Golf (16,185 makina).
Midis pesë të parëve janë Toyota Yaris (15,467 njësi) dhe FIAT Panda (15,400 automjete).
Por është gjithashtu interesante që nuk ka Volkswagen Polo midis dhjetë më të kërkuarve, i cili ishte ndër tre makinat më të mira për sa i përket shitjeve vite më parë.
Sigurisht, situata ndoshta do të ndryshojë nga muaji në muaj, por kjo listë është ilustruese si një tregues i interesit aktual të blerësve në BE.
1 Peugeot 208, 18,375
2 Peugeot 2008, 17,120
3 VW Golf, 16,185
4 Toyota Yaris, 15,467
5 FIAT Panda, 15,400
6 Renault Clio, 15,349
7 Citroen C3, 15,281
8 Opel / Corsa, 14,615
9 Skoda Octavia, 14,554
10 VW T-Roc, 13-829. /Telegrafi/