Telegrafi

As këto këpucë sportive prej ari nuk i ndihmuan Pogbas ndaj Liverpoolit (Foto)

Manchester Unitedi ka barazuar ndaj Liverpoolit me rezultat 1-1.

Goli për Reds e shënoi James Milner nga pika e bardhë, e gjitha kjo pas prekjes së topit me dorë nga Paul Pogba.

Yll francez ndaj Liverpolit luajti me  këpucë sportive të prodhuara nga Adidas special për atë, por ai në fund ishte lojtari me notën më të vogël në fushë.

Ato quhen ‘Adidas Ace 17+ PureControl Pogba’ dhe janë të zbukuruara me ari, ndërsa më poshtë keni disa fotografi të tyre. /Telegrafi/