Site icon Telegrafi

Këto katër ushtrime duhet t’i bëni mbrëmjeve që të flini natën si një foshnjë

Ju futeni në shtratin tuaj të rehatshëm, duke menduar se do të ëndërroni gjëra të bukur, por diçka nuk shkon sipas planit…

Ju thjesht nuk mund të ndaleni së menduari për punën, jetën sentimentale dhe ide të reja që vetëm në shtrat ju shkojnë në mendje.

Trupi juaj ka nevojë të shpëtojë nga tensioni që krijohet gjatë ditës. Nëse në situata të tilla nuk mund të flini, mos nxitoni të merrni ilaçe gjumi. Thjesht bëni disa ushtrime të thjeshta, përpara se të futeni në shtrat dhe do të keni rezultate mjaft të shpejta.

Më poshtë do të lexoni katër ushtrime efektive që ju ndihmojnë të flini më shpejt dhe të përmirësoni gjumin tuaj:

– Shtrihuni në shpinë dhe mbani këmbët tuaja drejt.
– Duke i mbajtur krahët dhe këmbët drejt, ngrijini ato nga dyshemeja lart.
– Qëndroni në këtë pozicion për 60 sekonda.
– Pastaj relaksoni shpinën dhe teksa i mbani krahët dhe këmbët në ajër, filloni t’i shtrëngoni ato për 30-40 sekonda.

Pozicioni i gjymtyrëve të gjumit ndihmon për të çlodhur trupin tuaj, për të hequr qafe toksinat dhe për të mposhtur pagjumësinë.

-Uluni në gjunjë dhe këmbët duhet të prekin fundshpinën tuaj.
-Nëse nuk mund të shtriheni plotësisht, ekuilibroni në bërrylat.
-Mbajeni pozicionin për 30-60 sekonda.

Ky ushtrim lehtëson lodhjen në këmbët tuaja, ul presionin e gjakut dhe ju ndihmon të flini më shpejt.

– Uluni në dysheme në mbani këmbët drejt.
– Vendosni duart poshtë fundshpinës dhe përkuleni kokën.
– Mbajeni pozicionin për 30-60 sekonda.

Pozicioni i peshkut ndihmon për të lehtësuar lodhjen kronike dhe për të rritur prodhimin e melatoninës, hormonit që është përgjegjës për një gjumë të mirë gjatë natës.

– Shtrihuni në shpinë dhe sillni gjunjët drejt gjoksit.
– Bashkoni të dyja këmbët.
– Ngadalë filloni të lëkundni trupin tuaj nga njëra anë në tjetrën.
-Bëjeni këtë ushtrim për 1-2 minuta.

Pozicioni i foshnjës së lumtur lëshon tensionin në pjesën e pasme të shpinës dhe ijëve, gjithashtu lehtëson stresin dhe ankthin. /Telegrafi/

Exit mobile version