Site icon Telegrafi

Këto janë zotimet e Taravarit, nëse bëhet president

Arben Taravari, kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, ka bërë zotimet e tij të reja në fushën e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Maqedonia e Veriut, do të sigurojë buxhet të qëndrueshëm shumëvjeçar të mbrojtjes në nivelin prej 2% të produktit të brendshëm bruto, në përputhje me kriteret e NATO-s;

Do të kujdesem për de-jugosllavizimin e Armatës dhe të Agjencisë së Zbulimit duke emëruar vetëm profesionistët më të mirë dhe më të dëshmuar, përfshirë edhe sa i përket sistemit të tyre të vlerave pro-perëndimore;

Do të ndihmoj që t’i japim fund varësisë sonë energjetike nga Rusia duke lehtësuar formulimin e një koncepti shtetëror të energjisë. Synimi im është diversifikim i burimeve të energjisë në të gjitha nivelet, që është rruga më e mirë drejt sigurisë dhe stabilitetit”, theksoi Tareavari

Taravari ka planifikuar themelimin e një Task Force të specializuar për sigurinë kibernetike, e cila do të përqendrohet në parandalimin, hetimin dhe ndjekjen penale të këtyre krimeve në nivel vendi dhe ndërkombëtar.

Exit mobile version