Ministrat e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Hungarisë dhe Bullgarisë, si dhe Italisë, Maltës, Austrisë, Kroacisë, Sllovenisë, Polonisë dhe Sllovakisë sot në një deklaratë të përbashkët i nxitën anëtarët e Këshillit Evropian që të marrin një vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë këtë muaj.
Ata vlerësojnë se është thelbësore për të siguruar përparim të përgjithshëm në rajon.
Ata theksojnë se BE duhet të përmbushë angazhimin e saj të qartë për integrimin evropian në Ballkanin Perëndimor.
Sipas tyre, nuk ka “plan B” për rajonin.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e vendimit të saj për të ardhmen e të gjitha vendeve dhe popujve në Evropë, u bëjmë thirrje anëtarëve të Këshillit, të marrin vendime të guximshme në qershor, të cilat do të nxisin përparimin e vazhdueshëm në reformat në përputhje me standardet dhe vlerat e BE-së, dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal, pajtimin, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe mbështetje kyç për paqe të pakthyeshme, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit dhe të kontinentit tonë. Para Këshillit për Çështje të Përgjithshme në qershor, apelojmë deri tek të gjitha palët vendimmarrëse në BE për të ruajtur dhe konsoliduar moment pozitiv me hapjen e negociatave për anëtarësim me Republikën së Shqipërisë dhe Republikën së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Ata besojnë se nëse fillojnë bisedimet, të dyja vendet do të fokusohen në reformat./Telegrafi/