Site icon Telegrafi

Tri ushqimet të cilat i rrisin nivelet e testosteronit

Niveli i testosteronit mund të bie përgjatë viteve, por gjithashtu edhe për shkak të sëmundjeve të ndryshme. Mirëpo, ushqime të ndryshme mund t’ju ndihmojnë t’i rrisni nivelet e testëronit dhe t’i mbani hormonet në balancë.

Këto ushqime të poshtëcekura mund t’i konsumoni për të pasur një shëndet më të mirë të muskujve, prodhimit të spermës dhe dëshirës seksuale, transmeton Telegrafi.

Tuna

Tuna është e pasur me vitaminë D, prandaj konsumimi i këtij peshku shërben si mënyrë natyrale për përmirësimin e testëronit.

Qumështi dhe të verdhët e vezës

Qumështi me pak yndyrë dhe të verdhët e vezës janë burime të mahnitshme të proteinës dhe kalciumit, prandaj këto ushqime janë të mahnitshme për të ngritur nivelet e testëronit.

Patatet

Karbohidratet janë tejet të rëndësishme për prodhimin e shëndetshëm të testëronit. Patatet janë burim i shkëlqyeshëm dhe gjithashtu të pasura me vlera ushqyese që ndihmojnë në përmirësimin e testëronit. /Telegrafi/

Exit mobile version