Telegrafi

Këto janë tri rregullat të ashpra të De Biasit, askush nuk guxon t’i thyej

Kur kanë mbetur edhe 16 ditë nga starti i ‘Euro 2016’, Kombëtarja shqiptare është grumbulluar dhe po vijon seancat e stërvitjes në Austri.

Trajneri italian, Gianni De Biasi është treguar me lojtarët sa i rreptë po aq edhe dorëlëshuar për sa i përket rregullave para fillimit të garës më të rëndësishme të futbollit evropian.

Rregullat e De Biasit në Austri:
1- Nuk ka takime për dy javë me familjarët apo partneret
2- Nuk lejohen telefonat mobil gjatë kohës së ushqimit
3- Nuk ka dalje nga dhoma mbas orës 23:00

Këtë resort në Austri e kishte zgjedhur me herët edhe skuadra si Roma dhe Arsenali. De Biasi e ka zgjedhur këtë vend edhe me një qëllim tjetër, të mbaje sa më larg Kombëtaren nga tifozët kuq e zi. Hoteli gjendet në një pjesë me pak të banuar të Austrisë.