Site icon Telegrafi

Këto janë tri opsionet për sloganin e autobusit të Kombëtares

Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian do të kenë në dispozicion një autobus me të cilin do të lëvizin dhe që është vënë në dispozicion nga UEFA.

Në këtë mjet lëvizës, përveç sponsorëve të kompeticionit do të ketë të stampuar edhe një slogan të ndryshëm për çdo skuadër.

Ashtu siç ndodh para çdo kampionati, UEFA, që është edhe organizatorja e “Euro 2016”, ka publikuar tri slogane si alternativë për të votuar.

“O sa mirë me qenë shqiptar”, “Fluturo shqipe” dhe “Ti Shqipëri më jep nder”, janë tri alternativat. Tifozët kuqezinj mund të votojnë për të preferuarin e tyre dhe ai slogan që merr më shumë vota do të stampohet në autobusin e kuqezinjve.

Mjafton që secili të klikojë linkun http:// www.uefa.com/uefaeuro/be-there-with-hyundai/#team/2 dhe aty dalin alternativa për votim. Pas regjistrimit, secili mund të bëjë zgjedhjen e tij sipas preferencës. Një procedurë e tillë përdoret nga UEFA për të gjitha shtetet

Exit mobile version