Antonio Conte mendon tre formacione të mundshme për sezonin e ri në Ligën Premier.
Me ardhjen e mesfushorit francez, N’Golo Kante, Chelsea do të ri-konstruktojë mesfushën e saj.
Sipas portalit të madh sportiv ‘Goal.com’, trajneri i ri, Antonio Conte, ka në mendje tre formacione të ndryshme për vendosjen e futbollistëve të tij.
Formacioni i parë që Conte e mendon për Chelsean e ri është vendosja 3-5-2, ku Kante do të formonte treshen e mesfushës së bashku me Fabregas e Matic.
Formacioni i dytë në mendjen e trajnerit italian është vendosja 4-2-4, ku mesfushori francez do të formonte dyshen e mesfushës së bashku me Matic.
Ndërsa, formacioni i tretë i ish-trajnerit të Italisë është 4-5-1, aty ku ish-mesfushori i Leicesterit do të luante së bashku me Fabregas e Matic.
Megjithatë, në të gjitha formacionet e mundshme të Chelseat për sezonin e ri, figuron edhe emri i mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili po kërkohet me ngul nga Conte. /Telegrafi/
Formacioni 1
Formacioni 2
Formacioni 3