Telegrafi

Këto janë transferimet më të bujshme të lojtarëve shqiptarë në këtë afat kalimtar të janarit 2017 (Foto)

Afati kalimtar i dimrit ka qenë i aktiv edhe për futbollistët shqiptarë ku disa prej tyre ndërruan skuadër.

Transferimi më i bujshëm ishte ai i Mërgim Mavrajt nga Kolni te Hamburgu.

Pastaj lëvizje të madhe bëri edhe Bernard Berisha që nga Anzhi kaloi te Terek Grozny për 2.5 milionë euro.

Edhe sulmuesi Armando Sadiku u largua si huazim nga Zurich drejt Luganos, transmeton Telegrafi.

Mjedis ndërruan edhe lojtarët e kombëtares si Sokol Cikalleshi dhe Azdren Llullaku.

Nuk munguan as lëvizjet e lojtarëve të Kosovës si Enis Alushi dhe Albert Bunjaku.  /Telegrafi/

Transferimet e shqiptarëve

Mërgim Mavraj (Koln-Hamburg)

Bernard Berisha (Anzhi – Terek)

Rey Manaj (Pescara – Piza)

Albert Bunjaku (St. Gallen – Erzgebirge AUE)

Ergys Kaçe (Plezn –Paok)

Azdren Llullaku (Gaz Metani – Astana)

Armando Sadiku (Zurich – Lugano)

Enis Alushi (Nurneberg – Maccabi Haifas)

Agim Zeka (Skënderbeu – Lille)

Sokol Cikalleshi (Basaksehir –Akisar)

Ilir Azemi (Greuther Furth – Holstein Kiel)

Emanuele Ndoj (Brescia – Bologna)

Enis Bunjaki  (Eintracht Frankfurtit  – Twente)

Gjelbrim Taipi (Will- Schaffhausen)

Vesel Limaj (Hamburg – Horn)