Afati kalimtar i dimrit ka qenë i aktiv edhe për futbollistët shqiptarë ku disa prej tyre ndërruan skuadër.
Transferimi më i bujshëm ishte ai i Mërgim Mavrajt nga Kolni te Hamburgu.
Pastaj lëvizje të madhe bëri edhe Bernard Berisha që nga Anzhi kaloi te Terek Grozny për 2.5 milionë euro.
Edhe sulmuesi Armando Sadiku u largua si huazim nga Zurich drejt Luganos, transmeton Telegrafi.
Mjedis ndërruan edhe lojtarët e kombëtares si Sokol Cikalleshi dhe Azdren Llullaku.
Nuk munguan as lëvizjet e lojtarëve të Kosovës si Enis Alushi dhe Albert Bunjaku. /Telegrafi/
Transferimet e shqiptarëve
Mërgim Mavraj (Koln-Hamburg)
Bernard Berisha (Anzhi – Terek)
Rey Manaj (Pescara – Piza)
Albert Bunjaku (St. Gallen – Erzgebirge AUE)
Ergys Kaçe (Plezn –Paok)
Azdren Llullaku (Gaz Metani – Astana)
Armando Sadiku (Zurich – Lugano)
Enis Alushi (Nurneberg – Maccabi Haifas)
Agim Zeka (Skënderbeu – Lille)
Sokol Cikalleshi (Basaksehir –Akisar)
Ilir Azemi (Greuther Furth – Holstein Kiel)
Emanuele Ndoj (Brescia – Bologna)
Enis Bunjaki (Eintracht Frankfurtit – Twente)
Gjelbrim Taipi (Will- Schaffhausen)
Vesel Limaj (Hamburg – Horn)