Telegrafi

Këto janë super-statistikat e Messit ndaj Sevillas

Lionel Messi edhe njëherë u tregua lideri i Barcelonës.

Gjiganti katalunas mori një fitore të madhe dhe shumë të vështirë në udhëtim te Sevilla.

Lexo po ashtu Sevilla 1-2 Barcelona, notat e lojtarëve (Foto)

Megjithatë, kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa praninë e yllit të tyre, Lionel Messi, shkruan Telegrafi.

Kjo pasi, sulmuesi argjentinas përveç golit të shënuar, dhuroi edhe një asistim, bëri shume driblime dhe ishte i saktë në pasime. /Telegrafi/

Statistikat e Lionel Messi kundër Sevillas:

83%    pasime të sakta

6          goditje në portë

4          driblime të suksesshme

2          shanse të krijuara

1          asistime

1          gol