Joao Mario ka filluar të jap ndikimin e tij te Interi që nga dita e parë.
Mesfushori portugez u transferua nga gjiganti italian në ditët e fundit të afatit kalimtar për një shumë rreth 45 milionë euro dhe për këtë u kritikua klubi.
Megjithatë, Interi duket se po vjelë frytet nga ai, pasi që nga ndeshja e parë e tij me skuadrën zikaltër po vërehet ndikimi i tij në lojë.
Joao Mario ka arritur që nga tri ndeshjet e tij të ketë statistika brilante, duke shënuan tre fitore, një asistim dhe 86 për qind pasime të sakta. /Telegrafi/
Statistika e Joao Marios te Interi:
3 ndeshje
3 fitore
86% pasime të sakta
86% kalime (driblime) të suksesshme
1 asistim për gol