Manchester City është skuadra që ka shënuar më shumë gola nga kundërsulmet në Ligën Premier që nga sezoni 2011/12.
‘Qytetarët’ janë skuadra më e suksesshme në kampionatin anglez sa i përket kundërsulmeve, pasi kanë shënuar plot 35 gola.
Në vend të dytë renditen skuadra e Arsene Wenger, Arsenali, që ka plot 10 gola më pak se City, duke shënuar nga kundërsulmet 25 herë.
Lista përmbyllet me skuadrën e Tottenham Hotspur në vendin e tretë dhe Liverpool në vendin e katërt.
‘Spurs’ kanë shënuar 20 herë nga kundërsulmet, për dallim nga ‘Reds’ që kanë shënuar vetëm në 16 raste. /Telegrafi/
Gola nga kundërsulmet në Ligën Premier që nga sezoni 2011/12:
Manchester City – 35 gola nga kundërsulmet
Arsenal – 25 gola nga kundërsulmet
Tottenham – 20 gola nga kundërsulmet
Liverpool – 16 gola nga kundërsulmet