Ingolstadt është skuadra që ka gabuar më shumë në pasime këtë sezon në pesë ligat më të mëdha evropiane.
Skuadra gjermane i prinë listës së skuadrave nga ‘Top 5’ ligat evropiane sa i përket pasimeve të pasakta, duke gabuar në 70 për qind të pasimeve.
Në pozitat dy dhe tre janë skuadra spanjolle, Osasuna dhe skuadra angleze, West Brom, ku kanë gabuar në 69 për qind të rasteve, shkruan Telegrafi.
Ndërsa, në pozitat katër dhe pesë janë dy skuadra tjera gjermane, Mainz, që ka gabuar në 68 për qind të rasteve dhe Darmstadt me 64 për qind të pasimeve të gabuara. /Telegrafi/
Skuadra me pasimet më të pasakta në ‘Top 5’ ligat evropiane këtë sezon:
Ingolstadt – 70% pasime të pasakta
Osasuna – 69% pasime të pasakta
West Brom – 69% pasime të pasakta
Mainz – 68% pasime të pasakta
Darmstadt – 64% pasime të pasakta