Tashmë pritet që tri skuadra nga Kosova ta përfaqësojnë vendin tonë në garant ndërkombëtare.
Në Ligën e Kampionëve pritet të luajë një skuadër, ndërsa në Ligën e Evropës dy.
Sipas renditjes aktuale Feronikeli që është lider pritet të shpallet edhe kampion pasi ka shtatë pikë më shumë se Hajvalia.
Feronikeli është skuadra që pritet të bëhet kampion dhe të luajë në Ligën e Kampionëve.
Lufta për vendin e dytë është më e hapur, pasi që Hajvalia ka tri pikë më shumë se Trepça ’89. Nëse mbyllet kampionati në këtë mënyrë atëherë Hajvalia do të luajë si nënkampionë në Ligën e Evropës, transmeton Telegrafi.
Një skuadër pritet që ta përfaqësojë Kosovën edhe nga Kupa.
Katër skuadrat gjysmëfinale janë Prishtina, Trepça ’89, Drita dhe Llapi.
Shumë e avantazhuar për finale është Prishtina që ndeshjen e parë e ka fituar 3-0 kundër Llapit. Në anën tjetër 89-shi ka fituar ngushtë 1-0 dhe ndeshje e dytë pritet të jetë e zjarrtë. Finalja luhet në Prishtinë dhe për këtë skuadra nga kryeqyteti e sheh vetën favorit në këtë garë./Telegrafi/