Telegrafi

Këto janë shtatë skuadrat shqiptare që do të marrin pjesë në ligat evropiane

Shqiptarët janë të ndarë në disa shtete, por shtatë skuadra shqiptare nga tri shtete të ndryshime do të marrin pjesën në garat evropiane vitin e ardhshëm.

Spanjollët pastaj shqiptarët. Është numri i njëjtë i skuadrave që do të marrin pjesë në garat evropiane.

Për dallim nga shqiptarët, spanjollët do ta nisin garën në fazën finale.

Në Ligën e Kampionëve do të luajnë dy skuadra. Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, që është kampion edhe në këtë vit.

Pastaj është Feronikeli që fitoi titullin në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Në Ligën e Evropës do të luajnë pesë skuadra. Ato që janë të sigurta janë Shkëndija e Tetovës që fitoi Kupën e Maqedonisë, Partizani si nënkampion i Shqipërisë e Kukësi si vendi i tretë i kampionatit.

Finalet e Kupës në Kosovë dhe në Shqipëri do të vendosin emrat e dy skuadrave të fundit që luajnë në Evropë.

Laçi duhet ta fitojë Kupën kundër Kukësit që të kalojë në Ligën e Evropës, përndryshe Teuta e zë këtë vend si vendi i katërt në kampionat.

Në Kosovë zhvillohet finalja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës dhe fituesi do të luajë në Ligën e Evropës.

Skuadrat shqiptare nuk kanë renditje të mirë në UEFA dhe garën e nisin nga raundet më të ulëta. /Telegrafi/

Skuadrat dhe raundet nga ku fillojnë garën

  1. Skënderbeu – Liga e Kampionëve (Raundi i 3-të)
  2. Feronikeli – Liga e Kampionëve (Raundi i 1)
  3. Partizani – Liga e Evropës (Raundi i 1)
  4. Shkëndija – Liga e Evropës (Raundi i 2)
  5. Kukësi – Liga e Evropës (Raundi i 2)
  6. (Teuta ose Laçi) – Liga e Evropës (Raundi i 1)
  7. (Prishtina ose Drita) – Liga e Evropës (Raundi i 1)