Shqiptarët janë të ndarë në disa shtete, por shtatë skuadra shqiptare nga tri shtete të ndryshime do të marrin pjesën në garat evropiane vitin e ardhshëm.
Spanjollët pastaj shqiptarët. Është numri i njëjtë i skuadrave që do të marrin pjesë në garat evropiane.
Për dallim nga shqiptarët, spanjollët do ta nisin garën në fazën finale.
Në Ligën e Kampionëve do të luajnë dy skuadra. Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, që është kampion edhe në këtë vit.
Pastaj është Feronikeli që fitoi titullin në Kosovë, transmeton Telegrafi.
Në Ligën e Evropës do të luajnë pesë skuadra. Ato që janë të sigurta janë Shkëndija e Tetovës që fitoi Kupën e Maqedonisë, Partizani si nënkampion i Shqipërisë e Kukësi si vendi i tretë i kampionatit.
Finalet e Kupës në Kosovë dhe në Shqipëri do të vendosin emrat e dy skuadrave të fundit që luajnë në Evropë.
Laçi duhet ta fitojë Kupën kundër Kukësit që të kalojë në Ligën e Evropës, përndryshe Teuta e zë këtë vend si vendi i katërt në kampionat.
Në Kosovë zhvillohet finalja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës dhe fituesi do të luajë në Ligën e Evropës.
Skuadrat shqiptare nuk kanë renditje të mirë në UEFA dhe garën e nisin nga raundet më të ulëta. /Telegrafi/
Skuadrat dhe raundet nga ku fillojnë garën
- Skënderbeu – Liga e Kampionëve (Raundi i 3-të)
- Feronikeli – Liga e Kampionëve (Raundi i 1)
- Partizani – Liga e Evropës (Raundi i 1)
- Shkëndija – Liga e Evropës (Raundi i 2)
- Kukësi – Liga e Evropës (Raundi i 2)
- (Teuta ose Laçi) – Liga e Evropës (Raundi i 1)
- (Prishtina ose Drita) – Liga e Evropës (Raundi i 1)