Lojtarët e Real Madridit kanë arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminuan Atletico Madridin në fazën e 1/8-tës pasi ishin më të saktë në goditjen e penalltive.
Një ditë pas ndeshjes, gjëja më e përfolur ka qenë penalltia e anuluar nga Julian Alvarez, i cili sipas gjyqtarëve të VAR-it ka prekur topin dy herë gjatë gjuajtjes dhe kështu ka shënuar gol.
Shumë tifozë nuk e shohin atë kontakt të dytë në pamje nga këndvështrime të ndryshme, ndaj janë të befasuar nga vendimi i gjyqtarit t dhe kjo nuk është e qartë për Luka Modric.
“Më pyesin vazhdimisht për këtë, por nuk e di pse njerëzit habiten, ky është rregulli. Është për të ardhur keq për ta, dhe fat për ne. Ky është futbolli. Jemi të lumtur që kemi kaluar tutje”, ka thënë fillimisht Modriç cas ndeshjes, duke theksuar se goli i parë i Atleticos përcaktoi rrjedhën e ndeshjes në 90 minutat e rregullta.
“Goli i parë përcaktoi rrjedhën e lojës. Ne dinim si të reagonim. Atletico u tërhoq dhe priti kundërsulme, kështu që nuk ishte e lehtë të gjejmë hapësirë”.
“Mund të jemi të kënaqur me mënyrën se si u rikthyem në lojë. Nuk është e lehtë të nisësh me golin e kundërshtarit në minutën e parë, por të ngre lart kur fiton si kjo”, përfundoi kroati.
Në çerekfinale, Mbretërit do të përballen me Arsenalin, ndeshje të cilat do të luhen gjatë muajit prill. /Telegrafi/