Site icon Telegrafi

Këto janë qëllimet strategjike të qeverisë Zaev

Zoran Zaev tanimë ka arritur pajtim me BDI-në dhe Aleancën për shqiptarët rreth emrave për ministra në qeverinë e re dhe deri në mesjavë duhet të përfundojë procesi i votimit në Kuvend dhe kjo qeveri të fillojë me punë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Por nga qëllimet e qeverisë së re, Zaev tha në prezentimin e programës së qeverisë reformuese se ka pesë pika strategjike:
-Jetë më të mirë për të gjithë qytetarët,
-Zhvillim të ekonomisë,
-Kthim i demokracisë, shtet të së drejtës dhe drejtësisë,
-Institucione efikase,
-Integrimi në BE dhe NATO,
-Ndreqjen e imazhit të Maqedonisë në rafsh ndërkombëtarë dhe përmirësim të marrëdhënieve diplomatike me fqinjët

Këto janë pesë pikat strategjike të qeverisë Zaev e cila do të duhet të fillojë punën prej të enjtes. /Telegrafi/

Exit mobile version