Site icon Telegrafi

Këto janë projektet e Mimoza Kusari-Lilës për Gjakovën (Video)

Kandidatja Alternativës për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në një përballje në Telegrafi.com me kundërkandidatin e saj nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se komuna e Gjakovës në katërvjeçarin e fundit ka arritur një zhvillim të mirë, duke u bërë kështu komuna e parë më transparente në Kosovë.

Kusari-Lila, ka thënë se janë arritur disa investime të mëdha në këtë komunë.

“Komuna e Gjakovës bazohet në vijueshmërinë e rezultateve të katërvjeçarit të kaluar qoftë në atë lokal dhe qendror ka arritur një zhvillim të mirë. Ka shënuar standard të ri në arritjen e administrimit të përgjithshëm, duke u bërë kështu komuna e parë për katër vite radhazi më transparente e Kosovës, duke u bërë kështu komuna e cila ka thithur 47 milionë euro donacione, duke u bërë kështu komuna e projektit ‘Demos’ nga 17 komunat tjera etj. Kemi gati Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuar, Qendrën e Re të Mjekësisë Familjare, jemi në finalizimin të projektit të ujit të pijes, kemi implementu stemën e grandeve për biznese të vogla. Sfidë kryesore për ne ka qenë balancimi i buxhetit nga qeverisja e kaluar”, potencoi ajo.

Kryetarja e Gjakovës Kusari-Lila po ashtu tha se Gjakova duhet të përmbyllë punimet e rrugëve në zonat kryesore të qytetit, projektin e pijes si dhe është parapa funksionalizimi i zonës industriale. /Telegrafi/

Exit mobile version