Telegrafi

Këto janë pesë shtyllat që i premton BDI-ja (Video)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dje gjatë tubimit me Forumin Rinor të BDI-së jo-zyrtarisht ka filluar fushatë parazgjedhore për zgjedhjet e 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai qytetarëve shqiptarë ju ka premtuar pesë shtyllat për të cilat do të angazhohet BDI-ja nëse e fiton mandatin për të udhëhequr në pushtet.

BDI-ja sipas Ali Ahmetit do të angazhohet për:

1. Barazi Ekonomike
2. Vendimmarje konsensuale
3. Shqipja zyrtare në tërë teritorin
4. Sundimi i shtetit ligjor
5. Anëtarësimi në NATO!

Nga ana tjetër, shefi i shtabit zgjedhor i BDI-së, Bekim Neziri e porositi opozitën që të bashkohen pasi edhe atëherë do të jenë të dobët për BDI-në./Telegrafi/

Lexo po ashtu Neziri: Opozita shumë e dobët afër BDI-së