Telegrafi

Këto janë pagat e trajnerëve të Euro 2016, ku gjenet De Biasi?

Përzgjedhësi i Anglisë, Roy Hodgson, është përzgjedhësi më i paguar i Euro 2016.

Ish-trajneri i Liverpoolit fiton 4.4 milionë euro në vit dhe ndiqet nga Antonio Conte i Italisë që fiton 4 milionë euro në vit.

Fatih Terim i Turqisë fiton 3.4 milionë euro në vit dhe renditet i treti.

Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, është i 20-ti në listën e më të paguarve në këtë Kampionat Evropian. Ai fiton afër 200 mijë euro në vit.

Kjo është lista e përzgjedhësve më të paguar të Euro 2016, sipas DailyMail.