Site icon Telegrafi

Këto janë orët e shtrenjta që do t’i bartin lojtarët e Kombëtares (Foto)

Prej vitit 2008 firma zvicerane luksoze e orave, Hublot është sponsori kryesor i aktiviteteve më të mëdha sportive dhe në duart e njerëzve më të famshëm të botës së sportit dhe jo vetëm.

Që nga marsi i këtij vitit kjo firmë është zyrtarisht edhe një prej sponsorëve kryesorë të Evropianit Francë 2016-të.

Një orë të tillë, ndryshe nga kushdo tjetër do të jetë edhe në duart e 23 lojtarëve të përfaqësueses shqiptare. Arritja historike e Shqipërisë në finalet e një evropiani po shoqërohet çdo ditë e më shumë me risi edhe vizuale.

Gjatë këtyre ditëve në duart e lojtarëve shqiptarë është shfaqur kjo orë, një Hublot Clasic Fusion e personalizuar me shqiponjën dykrenare simbol të flamurit tonë.

Bëhet fjalë për një ide kolektive të vetë lojtarëve të cilët kanë porositur ekskluzivisht në prag të Europianit këtë model ore të një versioni të limituar.

Ka kushtuar rreth 5900 euro secila, por kjo shifër e shtrenjtë për disa dhe e lirë për disa të tjerë, nuk mund të paguhet nga askush më, sepse një model i tillë Hublot nuk është në shitje.

Mendohet se janë vetëm 23 ora të tillë që do të thotë se katër lojtarët që grumbulluan gjatë fazës përgatitore, por që nuk  në listën e Francë 2016-të, veç mërzitjes për qëndrimin jashtë evropianit do t’i shtohet edhe mungesa e një ore të tillë që për secilin prej tyre do të jetë një kujtim i veçantë dhe siç thotë numri 1 i Hublot, Rikardo Guadalupe:

“Koha është një nocion abstrakt, i paprekshëm dhe i papërshkrueshëm. Ajo shndërrohet dhe mbart emocion duke e kthyer një moment në të paharrueshëm”.

 

Exit mobile version