Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), në vazhdën e publikimeve të informatave për procesin e zhvilluar të privatizimit të Ndërmarrjeve Shoqërore në Republikën e Kosovës, publikoi sot raportet me listat e aseteve të pa shitura të ndërmarrjeve shoqërore brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës si dhe listën e aseteve të pa shitura të ndërmarrjes Trepça jashtë Kosovës.
Sipas njoftimit të AKP-së për media publikimet paraqesin listat e aseteve të pa shitura të ndërmarrjeve Shoqërore brenda Kosovës, listat e aseteve të pa shitura të Ndërmarrjeve Shoqërore me përjashtim të Trepçës, jashtë Kosovës si dhe lista e aseteve të pa shitura të Ndërmarrjes Trepça jashtë Kosovës, shkruan Telegrafi.
“AKP dëshiron që përmes këtij njoftimi të rikonfirmoj përkushtimin për ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies para opinionit publik për gjithë procesin e privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore që është i një rëndësie të veçantë për administrimin në mirëbesim të aseteve në pronësi shoqërore dhe rritjen e vlerës së tyre”, thekson AKP-ja në komunikatën e saj.
Raportet me listat e publikuara shiko KËTU. /Telegrafi/