Kompanitë gjermane me bazë në Bavari dhe në Wolfsburg, po kanë probleme të ndryshme financiare, kryesisht nga shitja e dobët e disa modeleve.
Duke marrë parasysh se vitin e kaluar Audi i ka shitur vetëm 19,400 vetura A3 kabriolet, është parë se kësaj makine i ka ardhur fundi, dhe më nuk do të hyjë në prodhim.
Me ndalimin e prodhimit të kësaj makine, kompania do të kursente para, për të investuar në ndryshime dhe modernizime të modeleve tjera, transmeton Telegrafi.
Sipas gazetës Handelsblatt, edhe Volfswagen është duke konsideruar heqjen e disa automobilave nga prodhimi.
Modelet me dy dyer, A1 dhe A3 së bashku me Polo-n dy dyersh që është punuar në bazë të A1, mund të mos prodhohen më.
Meqenëse ka rënë drastikisht numri i shitjeve të këtyre veturave në Evropë, besohet se do të përjetojnë heqjen nga linja prodhuese.
Madje, as Golfi me dy dyer, mund të mos e përjetojë gjeneratën e ardhshme.
Në përgjithësi, makinat me dy dyer nga VW mund të mos jenë më në treg, apo edhe të përjetojnë ndryshime të dukshme. /Telegrafi/