Site icon Telegrafi

Këto janë masat që Zoran Zaev i prezantoi me rishikimin e buxhetit për vitin 2017 (Video)

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski kanë mbajtur një konferencë shtypu ku kanë njoftuar për vendime të marra në drejtim të çështjeve financiare në shtet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai bëri të ditur se Qeveria e ka miratuar rishikimin e buxhetit dhe e ka dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë. Rishikimi është bërë sipas punës së ministrisë së Financave.

Sipas tij, rishikimi i buxhetit do të mundësojë realizimin e politikave financaire të qeverisë, kurse elementi kryesor i rishikimit është shkurtimi i harxhimeve që nuk janë të rëndësishme.

Zaev bëri të ditur se me rishikimin e buxhetit, deficiti buxhetor është projektuar të jetë 2.9% e Bruto Prodhimit të Brendshëm (BPV), kurse rritja ekonomike parashikohet të jetë 2.2%.

Kryeministri bëri të ditur se janë shtuar mjetet financaire për çështje të pensioneve dhe të drejtave sociale, janë ulur harxhimet e kota si udhëtimet zyrtare, si edhe promovimet e ndryshme në media të huaja, reklama, para për OJQ-të, duke shtuar se buxheti i kryeministrit i janë shkurtuar mjetet financiare.

Janë siguruar mjete për rrogën minimale, duke filluar nga shtatori i këtij viti, do të zgjidhet problemi i punëtorëve të familentuar, gjithsej rreth 3000 punëtorë dhe duhet të ketë të drejtën e kompenzimit mujor. Janë siguruar mjete për të ndihmuar kapacitetet turistike në Maqedoni dhe ndihmë për pushime për një pjesë të punëtorëve me të ardhura të pakta.

Zaev bëri të ditur se të rinjve do t’u ofrohet mundësi punësimi, edukimi, trajnimi, praktikë për të qenë konkurues në tregun e punës, që të qëndrojë në Maqedoni për të punuar dhe jetuar. Gjithashtu, janë siguruar mjete për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, kushtet për investimet e huaja do të vlejnë njëjtë edhe për investimet e brendshme nga kompanitë.

Mjete janë siguruar edhe për subvencionimin e bujqve, jetës rurale, rregullimin e rrugëve nëpër Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version