Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tash ka procesuar 99,88% të votave nga 2 mijë e 544 vendvotime nga 2 mijë e 547 vendvotime sa janë gjithsej.
Sipas rezultateve nga këto vota të procesuara, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë, duke marrë 25,49% apo 202 mijë e 884 vota.
Në këto zgjedhje Vetëvendosje ka arritur të fitojë në nëntë komuna.
Komunat të cilat LVV ka fituar janë: Gjilani, Kaçaniku, Kamenica, Obiliqi, Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Vushtrria dhe Hani i Elezit.
Përqindja e rezultateve në komuna e paraqitur në grafike, është bërë gjatë kohës kur KQZ kishte arritur të procesoj 98,47% të rezultateve nga vendvotimet.
Gjilan 39,70%
Kaçanik 34,26%
Kamenicë 30,62%
Obiliq 25,11%
Prishtinë 37,15%
Prizren 26,45%
Ferizaj 34,32%
Vushtrri 33,14%
Hani i Elezit 36,07% ./Telegrafi/