Sot në mëngjes bota e mori një lajm të hidhur ku një aeroplan u rrëzua dhe humbën jetën 76 persona.
Në aeroplan ishte klubi i futbollit brazilian Chapecoense që u rrëzuan në Kolumbi, dhe në bord kishte futbollistë, gazetarë dhe pjesëtarë të ekuipazhit.
U mësua se vetëm pesë pasagjerë kanë shpëtuar përfshirë dy lojtarë.
Sportsmail ka zgjedhur tragjeditë që u kanë ndodhur skuadrave të futbollit që kanë humbur jetën në aksidentet ajrore, shkruan Telegrafi.
Torino 1949
Torino është klubi i parë që u përballë me një gjë të tillë.
Me 4 maj të vitit 1949 një aksident i tmerrshëm ajror i ndodhi klubit të Torinos. Ata ishin në një ndeshje në Lisbonë dhe duke u kthyer u rrëzuan. Vdiqën 31 persona duke përfshirë dy trajnerë dhe 18 lojtarë.
Klubi nuk i arriti asnjëherë sukseset që i kishte arritur atëherë, ndërsa ajo skuadër quhej “Il Grande Torino”.
Në funeralin e tyre kishin marrë pjesë 500,000 njerëz.
Sot presidenti i Torinos i jepi përkrahje klubit brazilian Chapecoenses duke u thënë se jemi vëllezër të fatkeqësisë.
Manchester United – 1958
Klubi i madh i Manchester United kishte pasur një aksident të tillë në vitin 1958 që njihet si tragjedia e Munichut. Aty vdiqën 23 persona.
Skuadra e Manchester United që ishte emëruar si ‘Busby Babes’, ishte duke u kthyer nga Beogradi. Yje të mëdha si Duncan Edwards, Tommy Taylor dhe Roger Byrne, vdiqën në këtë aksident.
Ai që shpëtoi ishte Sir Bobby Charlton.
Pakhtakor Tashkent – 1979
17 lojtarë dhe trajneri i Pakhtakor Tashkent vdiqën në një aksident ku kishin humbur jetën 178 persona.
Ata ishin duke u kthyer nga ndeshja me Dinamo Minsk, ku u rrëzuan në Ukrainë.
Pakhtakor ka qenë e vetmja skuadër e Uzbekistanit që ka luajtur në elitën e futbollit Sovjetik.
Alianza Lima – 1987
16 lojtarë të gjigantit peruan Alianza Lima, së bashku me stafin e klubit ndërruan jetë në një aksident ajror ku vdiqën 43 të tjerë.
Alianza Lima një ndër klubet më të mëdha dhe më të vjetër në Peru ishte në top kur i ndodhi tragjedia.
Alian Lima e kishte mbyllur kampionatin me junior dhe disa lojtar që i kishte marrë nga klubi kilian Colo Colo.
Kombëtarja e Zambisë 1993
Vdiqën 30 persona që ishin në bord të aeroplanit Zambian Air Force.
Aty ishin 18 lojtarë dhe ishin duke u shkuar në Senegal, ndërsa aksidenti ndodhi në Gabon.
Kapiteni Kalusha Bwalya dhe presidenti i federatës nuk ishin në bord pasi kishin udhëtuar ndaras.
Në viti 2012, Zambia e fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës për herë të parë vetëm disa kilometra nga ku kishte ndodhur aksidenti.
Chapecoense 2016
76 persona përfshirë lojtarët, stafi dhe gazetarët që ishin duke udhëtuar me klubin e Chapecoense humbën jetën në Kolumbi.
Ata ishin drejtuar drejt Medellin International Airport për tu takuar me Atletico Nacionalin.
Mbrojtësi Alan Ruschel dhe portieri Jackson Follmann i shpëtuan aksidentit. Edhe portieri Danilo i shpëtonim aksidentit por vdiq në spital nga sulmi në zemër. /Telegrafi/